Ora News - PDS nuk çregjistrohet, firmos marrëveshje me LSI-në për 25 qershorin

2017-07-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lëvizja Socialiste për Integrim nënshkruan marrëveshje me Partinë Demokracia Sociale e Paskal Milos.
Paraditen e sotme, Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili dhe Paskal Milo nënshkruan marrëveshjen të cilën e quajtën garanci për zgjedhje të lira e të ndershme.
Vasili tha se LSI do të jetë garant për çdo votë që do i numërohet PDS dhe mbështetja kryesore e kësaj partie gjatë fushatës elektorale
Milo e quajti të papërgjegjshme apelin e djeshëm të disa partive të majta për çregjistrim të PDS-se dhe PSD-së si subjekte më vete pranë KQZ e të mbështesnin PS-në. Milo sqaroi se kjo marrëveshje ishte projektuar një muaj para dhe nuk kishte të bënte me zhvillimin e djeshëm politik.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pds-nuk-cregjistrohet-firmos-marreveshje-me-lsi-ne-per-25-qershorin/