Qeveria e re në Shkup, vijojnë diskutimet e aleatëve - Top Channel Albania - News - Lajme

2017-07-07 0

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, edhe pse ende në përshtypjet e incidenteve që sollën dhunë në Kuvend, në zyrën e tij thotë se është i bindur që kthimi i pushteteve në institucione do të hapë një rrugë të re. Pas propozimit për seancë, Kuvendi ka 15 ditë mundësi për të vendosur ditën e votimit. Kjo, megjithatë, pritet të vendoset deri në fund të javës.