Në Ditën Europiane të Parqeve, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, inauguroi sot disa investime në Parkun Kombëtar ?Mali i Dajtit?. Ministri Koka tha se ky park është zonë ekonomike e rëndësishme për Tiranën.
?Në këtë Ditë Europiane të Parqeve edhe Shqipëria i konsideron parqet si një aset të çmuar jo vetëm të natyrës e të mjedisit , por edhe të ekonomisë së vendit. Shqipëria ka rreth 15 parqe kombëtare të shpallura në më shumë se 50 vite si Parku Kombëtar i Dajtit që është shpallur i tillë në vitin 1966. Parqet janë mushkëritë jo vetëm të qyteteve të mëdha urbane, por edhe të vetë zonave ku ndodhen siç është Parku Kombëtar i Dajtit, të cilin do ta konsideroja edhe si një zonë ekonomike shumë të rëndësishme për qytetin e Tiranës?, tha Koka.