Ora News – Atentat në sheshin e “Flamurit”, vritet drejtori i OSHEE dhe biznesmeni

2017-07-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qyteti i Vlorës është tronditur mbrëmjen e sotme nga një ekzekutim me armë zjarri. Në një lokal në sheshin e ?Flamuri? është ekzekutuar me armë drejtori i OSHEE në këtë qytet, Roland Qaliu.
Nga të shtënat mbeti i plagosur rëndë dhe pronari i hotel Vlorës, Erven Hyseni, i cili po ashtu humbi jetën me vonë si pasojë e plagëve të rënda. Ky i fundit dyshohet të ketë qenë dhe objektiv i atentatit.
?Rreth orës 19:40, në ?Sheshin e Flamurit? Vlorë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali. Për pasojë kanë mbetur të vdekur 2 shtetas: 1- R.S., Drejtor i OSHEE-së 2- E.H., i cili ka ndërruar jetë disa minuta më pas në Spitalin Rajonal Vlorë? thotë policia.
Dinamika e ngjarjes
Një automjet i errët me disa persona brenda ka qëndruar përballë tavolinës ku qëndronin viktimat. Një person ka zbritur nga mjeti dhe ka shtënë në drejtim të tyre me automatik.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vritet-me-arme-nje-person-ne-sheshin-flamuri/

Free Traffic Exchange