Stop - “Cirku” i drejtorit të Cirkut, me paratë e dokumentat! (24 maj 2017)

2017-07-07 1

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Një ditë pas transmetimit në ?Stop? të kamerës së fshehtë, ku drejtori i Cirkut Kombëtar merrte 550 euro për një aktivitet privat, Ministria e Kulturës e ka pezulluar Kujtim Dumin. Ndërkohë kanë dalë në dritë të tjera detaje nga allishverishet e kreut të cirkut. Pasi mori paratë kesh, drejtori mendoi të kopsiste më mbrapa letrat, e t?ia niste ministrisë. Më pas kërkoi anullim të aktivitetit, pikë, që e bëri ministrinë të dyshojë e t?i cojë një grup auditi.I gjendur me 550 euro të pajustifikuara në xhep, drejtori Kujtim Dumi, i është drejtuar krimit ekonomik, ?pa kuptuar sesi iu gjetën këto para?.
Saimiri dhe Genti shprehen se në letrën që i ka dhënë Drejtori Kujtim Dumi ?klientit?, i cili është gazetar investigativ i emisionit ?STOP?, shkruhet vetëm numri i telefonit dhe email -i personal dhe jo llogaria bankare e Cirkut Kombëtar, aty ku duhet të depozitoheshin paratë për performuesit e Cirkut.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, nëpërmjet një statusi në Facebook shpreh falenderimin e saj për Televizionin Klan, që hodhi dritë në dukuritë abuzive, duke treguar qartë veprimin e jashtëligjshëm të Drejtorit të Cirkut Kombëtar. Ministrja Kumbaro garanton qëndrim pa kompromis në mbrojtje të ligjit dhe detyrës publike, në marrjen e masave të menjëhershme për ndëshkimin dhe vënien para përgjegjësisë së Drejtorit dhe të çdo punonjësi që guxon të bëjë pazar me postin publik.

Mirela Kumbaro ka urdhëruar pezullimin nga detyra të Drejtorit të Cirkut Kombëtar, Kujtim Dumi, pas videos së transmetuar në emisionin ?STOP? ditën e djeshme, ku merrte 550 euro për një aktivitet privat. Në urdhërin numër 280, me pesë pika, i cili hyn në fuqi menjëherë, nënvizohet edhe propozimi ndaj Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Kujtim Dumit, bazuar në raportin e grupit të punës për hetimin e tij, si dhe të materialve të transmetuara në media.

Emisioni ?STOP? ritransmeton kamerën e fshehtë të Kujtim Dumit, ku shfaqet duke bërë ?pazare? në emër të Cirkut Kombëtar dhe duke marrë pagesën prej 550 eurosh, pa asnjë dokument shoqërues.

Drejtori i Cirkut Kombëtar ka shpërndarë një fotografi me mbishkrimin ?një subjekt mashtrues? në llogarinë e tij të Facebook-ut, ku shfaqet mandati i arkëtimit të pagesës së bërë nga gazetari investigativ i emisionit ?STOP? që kërkonte shërbim nga ky institucion, por që nuk ia ka dorëzuar kurrë këtij të fundit.

Më datë 19 Maj 2017, Kujtim Dumi ka hartuar një listë me 10 numra cirku nga performuesit e shfaqjes së kërkuar për lokalin ?Sebastian? te plazhi Iliria.

Ai gjithashtu i ka nisur një shkresë Ministrisë së Kulturës për miratimin dhe autorizimin e udhëtimit në Durrës të grupit artistik të Cirkut Kombëtar, të ftuar për inaugurimin e biznesit të quajtur ?Sebastian?, që hap aktivitetin ditën e enjte, datë 25.05.2017, gjatë intervalit 19:00-22:00. Në këtë shkresë është specifikuar edhe shuma e marrë prej 550 ...