Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 43 vjeçar i dënuar tri herë më parë për mashtrim është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës. Operacioni i koduar ?Rent a Car?, bëri të mundur zbardhjen e një skeme mashtrimi nëpërmjet makinave me qira.
Sipas policisë, përfaqësuesi i një kompanie që jepte mjete me qira ka denoncuar 43 vjeçarin me iniciale A.B, i shpallur në kërkim, se i kishte marrë 5 automjete dhe nuk i kishte kthyer më ato.
?Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik, kanë arritur të dokumentojnë me prova ligjore, se shtetasi A. B., merrte automjete me qira në kompani të ndryshme dhe më pas i shiste ato me çmim më të lirë se ai i tregut në persona të tretë ose i linte në individë të ndryshëm me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare (peng)?, sqaron policia.
Ndërkohë, penalisht në gjendje të lirë po ndiqet shtetasi me iniciale P.C, 41 vjeç, i cili jepte shuma monetare me qëllim përfitimi, ?ku shtetasve të cilët i kërkonin shumat monetare, për garanci u mbante automjetet apo sende të tjera me vlera të larta monetare?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mashtruesi-merrte-makina-me-qira-dhe-i-linte-peng-sekuestrohen-22-mjete/