Ora News – Durrës, Veliera rikthehet në gjykatë, shoqëria civile padit bashkinë

2017-07-07 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Gjykatën Administrativë në Durrës, është rikthyer çështja e Velierës me padi nga Shoqëria Civile për Bashkinë. Përfaqësues të kësaj të fundit thanë se nuk do të tërhiqen deri sa të bëhet drejtësi dhe të ndalen punimet për sheshin Veliera, çështjen e të cilës thonë se do ta çojnë deri në Strasburg.
Rikthehet për gjykim çështja Veliera në Durrës, e cila tashmë do të gjykohet në themel në Gjykatën Administrative.
Sot është zhvilluar seanca përgatitore ku pala paditëse dhe e paditura kanë paraqitur dokumentacionin.
Përfaqësuesi i Shoqërisë Civile, Sazan Guri, tha se nuk do tërhiqen deri sa të bëhet drejtësi për Velierën.
Avokatja e Shoqërisë Civile, Mirela Jorgo, tha se në rast se nuk zgjidhet çështja do t?i drejtohen Strazburgut.
Sazan Guri: Është një nga të paktat raste ku shoqëria civile gjen atë forcë dhe atë besim që çështja e Velierës të shkojë në përfitim të së drejtës publike. Besojmë tek pacënueshmëria e gjykatës apo të gjyqtarit, por ndërkohë ne i kërkojmë që të mos cënohen afatet kohore të këtij gjykimi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliera-rikthehet-ne-gjykate-shoqeria-civile-padit-bashkine/

Free Traffic Exchange