Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas më shumë se 1 viti proces gjyqësor, dhe 8 seanca të shtyra Gjykata e Lartë ka dënuar me 50 mijë lekë gjobë kreun e grupit parlamentar të PD, Edi Paloka.
Paloka u padit në gjykatë nga ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, akuzonte deputetin demokrat se kishte shpifur ndaj tij duke e quajtur një mbrojtës të krimit dhe si person që ndihmonte bandat kriminale të Tiranës.
Fillimisht gjykimi i kësaj padi u pezullua dhe u dërgua për kompetencë në gjykatën Kushtetuese e cila vendosi të vazhdonte procesi në gjykatë të Lartë.
Ndërkohë, prokuroria kishte kërkuar pushimin e kësaj çështje duke mbajtur të njëjtin qëndrim si në raste të ngjashme. Menjëherë pas vendimit kane ardhur dhe reagimet e Palokës dhe Tahirit.
?Gjykata e Larte e vene nen presion nga bosi i Tahirit merr vendime te tilla. Kjo eshte arsyeja pse ne nuk lejojme e nuk do te lejojme qe drejtesia te mbetet ne duart e Rames dhe kujtdo pushtetari tjeter. Shkeputja e lidhjeve te qeverise me krimin ,jane nje nga arsyet madhore pse ne protestuam dhe realizuam qeverine teknike? , thotë Paloka në një prononcim të shpërndarë për mdian.
Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, ?fitorja e demokratëve në 25 qershor do të jetë mbyllja e historisë së republikës së vjetër dhe fillimi i asaj që pret çdo shqiptar ; Republika e re.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjyqi-tahiri-paloka-deputeti-i-pd-denohet-me-500-mije-leke-gjobe/