Report TV - “Të vegjlit”, Mediu: Konfederatë, 'OK' në zgjedhje nën siglën e PD

2017-07-07 0

Pas marrëveshjes politike PS-PD, aleati kryesor i demokratëve mendon se dalja e opozitës nën një sigël të përbashkët do të ishte një zgjidhje e mirëpritur.

Gjatë një interviste për REPORT Tv kreu i PR Fatmir Mediu thotë se për të shmangur shkrirjen e partive të vogla duhet shqyrtuar ideja e një konfederate të djathtë ku secila prej partive të jetë peshën e saj në bazë të rezultatit zgjedhor.

Po si do të shkojë PD në këto zgjedhje, kreu i PR thotë se forca politike që ai kryeson do ti paraqesë kryetarit Basha një listë me kandidatët të cilët mund të ndërthuren me ata të propozuar nga partia Demokratike.