Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në qytetin e Tiranës, Peshkopi, Elbasan dhe në zonat përreth.
Tërmeti u regjistrua në orën 12:30 minuta dhe ishte me një magnitudë 4.4 ballë dhe një thellësi 10 km.
Sipas të dhënave nga eardhquake, epiqendra e tërmetit ishte 43 km nga Tirana, 22 km nga Peshkopia dhe 9 km nga Bulqiza.
Siç raporton korrespondenti i Ora News në Bulqizë, Arjan Zefi këto lëkundje kanë shkaktuar panik tek banorët dhe nxënësit e shkollave, të cilët janë detyruar të ndërpresin mësimin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lekundje-te-forta-termeti-ne-tirane-dhe-elbasan/