http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne nisje të detyrës si ministër i brendshëm Dritan Demiraj kërkoi nga policia e shtetit garantimin e procesit zgjedhor, ashpërsimin e luftës kundër kanabisit si dhe masat për sezonin e ri turistik.Gjatë takimit 45 minutësh me drejtorin e policisë së shtetit Haki Cako, Demiraj tha se mos përfshirja e Policisë së Shtetit në aktivitetet e partive politike dhe fushatës është kryesore: në të kundërt do të ketë masa të ashpra.?Cilido person me uniformë dhe pa uniformë pjesë e strukturave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që përshihet në fushata duke shkelur parimet kushtetuese dhe ligjet që garantojnë procesin zgjedhor, do të mbajë përgjegjësi administrative dhe penale me largim nga detyra dhe ndjekje penale. Shpërdorimi i autoritetit policor për të influencuar në mbështetjen e një partie politike është vepër penale dhe dënohet me burgim.?Për sa i përket planit kombëtar antikanabis Demiraj tha se duhet të vijojë lufta ndaj fenomenit, sidomos në parandalimin e saj në kultivim.?Kontrolli i territorit është detyrë që çdo individ me uniformë policore duhet të angazhohet maksimalisht. Çdo tolerim ndaj këtij fenomeni do të penalizohet rreptësisht. I gjithë zinxhiri drejtues i policisë së shtetit do të mbajë përgjegjësi sipas përcaktimeve të ligjit.?Ministri u ndal edhe tek rendi gjatë sezonit turistik. Demiraj kërkoi angazhim maksimal nga Policia e Shtetit për qetësinë publike gjatë këtij sezoni veror dhe një përqendrim të veçantë në drejtim të parandalimit të aksidenteve dhe përmirësimit të qarkullimit rrugor.