Disa lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar mesditen e sotme në zonën veriore të vendit. Lëkundjet janë ndjerë rreth orë 12:30 të ditës së sotme.
Emergjencat Civile njoftojnë se epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Vinjollë, bashkia Mat, 13 km Veriperëndim të Bulqizës dhe 17 km në Juglindje të qytetit Burrel.
Sipas informacioneve të marra nga Njësitë e Qeverisjes Vendore Bulqizë, Burrel, Klos dhe Peshkopi, nuk ka dëme në njerëz dhe banesa.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë dhe në territoret e qarkut Tiranë, Dibër dhe Elbasan.
Ormeni për Report TV: Janë ndjerë 39 paragoditje
Ndërkohë, sizmiologu Rrapo Ormeni, në një pronocim për Report Tv u shpreh se përpara tërmetit me magnitudë 4.4 ballë janë ndjerë edhe 39 paragoditje me magnitutë që varionin nga 2.2-2.9 ballë.