Zgjedhjet e 25 qershorit - Rama: Nëse PD nuk zhbllokon vettingun brenda majit, marrëveshja prishet

2017-07-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy ditë pas finalizimit, kryeministri Rama paralajmëron Partinë Demokratike se është gati ta prishë marrëveshjen nëse brenda muajit maj nuk zhbllokohet puna e vettingut. Gjatë një takimi me banorët e Kasharit kreu i qeverisë tha se marrëveshja me opozitën kishte si qëllim zbatimin e vettingut.
Rama: Unë Saliut këtu i them vetëm një gjë, të qartë dhe të prerë: Sali, nëse PD nuk do të zhbllokojë me votat e deputetëve të saj që bashkë me deputetet tanë duhet të përzgjedhin nga lista e ekspertëve anëtarët e dy komisioneve të vettingut, pra nëse PD nuk do ta zhbllokojë brenda majit vettingun, marrëveshja është e prishur. Vettingu është arsyeja themelore pse ne bëmë marrëveshje. Vettingu është arsyeja themelore pse ne i pamë interesat e shqiptarëve të zakonshëm socialist dhe demokratë si interesa që bëjnë vetëm një interes, interesin tonë kombëtar kur Shqipëria duhet dhe do të ngrihet mbi flamujt e partive për ta cuar falmurin kuqezi në oborrin e shtëpisë së BE. Nuk ka por, sikur, edhe kështu edhe ashtu, brenda majit deputetët e shumicës dhe opozitës duhet të zgjedhin në listën e ekspertëve që është verifikuar nga OMN anëtarët e dy komisioneve të vettingut dhe pastrimi i pallatit të drejtësisë duhet të fillojë menjëherë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-nese-pd-nuk-zhbllokon-vettingun-brenda-majit-marreveshja-prishet/

Free Traffic Exchange