http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të mos prekë mandatin e deputetit Tom Doshi. Me votat e komisionerëve të mbështetur nga PD dhe PS, Doshit jo vetëm që nuk i cenohet mandati, por ai lejohet të kanidojë në zgjedhjet politike.Mbledhja ishte thirrur për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë, sipas të cilës nevojitet vlerësimi nëse ligjvënësi është ose jo në shkelje të ligjit për dekriminalizimin, pasi ka pasur një dënim në vitin 1990.Por fakti se Doshi ka kaluar periudhën 5-vjeçare të e rehabilitimit pa kryer asnjë vepër penale, bashkoi në argumente komisionerët.I vetmi që kërkoi shtyrjen e shqyrtimit dhe kthimin e dosjes në Prokurori, ishte Gëzim Veleshnja, anëtar i propozuar nga LSI. Por kërkesa e tij u hodh poshtë nga anëtarët e tjerë.Po ashtu, Komisionit vendosi datën 26 Maj, si afatin final për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Kavajë.Kjo ishte mbledhja e parë që drejtohej nga Klement Zguri në cilësinë e kryeartit, ndërkohë që ish-kryetari Denar Biba, tashmë anëtar i thjeshtë nuk morri pjesë në mbledhje.