Një ditë pas marrjes së detyrës së re, ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj ka zhvilluar një takim me drejtuesit kryesorë të Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Gjatë takimit me drejtuesit kryesorë të policisë, ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj përcolli tre porositë e tij; Për zgjedhje me standarde, ashpërsim të luftës kundër kanabisit dhe forcim të sigurisë dhe rendit publik gjatë sezonit turistik.
Prioriteti i parë/ Demiraj: Burg për policët që përfshihen në fushatë
?Garantimi i një procesi zgjedhor me standarde të larta profesionale nga ana e Policisë së Shtetit.
Mospjesëmarrja dhe mos përfshirja e Policisë së Shtetit në aktivitetet e partive politike dhe fushatës zgjedhore, si një prioritet madhor.
Përkushtimi i çdo strukture policore në të gjithë Shqipërinë për të zbatuar me përpikëri misionin kushtetues, ligjin për Policinë e Shtetit dhe Kodin Penal?.( b.h/Shqiptarja.com )