Report TV - Kreu i Bashkisë Veliaj: Tiranës do t’i shtohen 30 shkolla të reja

2017-07-07 2

Kryeqytetit do t?i shtohen 30 shkolla të reja. Lajmi u dha nga kreu i Bashkisë Erion Veliaj, i cili gjatë një takimi elektoral në zonën e Kasharit u shpreh se qeveria ka aprovuar projektin e bashkëfinancimit me Bashkinë për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë.

?Qeveria shqiptare, kryeministri ynë Edi Rama sapo aprovoi projektin e bashkëfinancimit me Bashkinë e Tiranës për 30 shkolla të reja, nga të cilat dy 9-vjeçare dhe një e mesme do ndërtohen në zonën Kashar-Yzberisht-Kombinat. Pra 3 shkolla të reja, aq sa ka kërkuar vetë komuniteti këtu?, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj kërkoi mbështetjen e qytetarëve të Tiranës për në 25 qershor në mënyrë që të vijojë mbështetje e pushtetit qendror për investimet në Tiranë. Veliaj deklaroi se brenda një vit e gjysmë, Bashkia e Tiranës ka ndërtuar një numër të madh kopshtesh dhe çerdhesh, të cilat nuk u ndërtuan gjatë kohës së Bashës.