Pas vendimit që në zgjedhjet e 25 qershorit të mos garohet me koalicione, 3 aleatët e vegjël të majtë vendosën që të tërhiqen duke kërkuar nga mbështetësit e tyre që të votojnë Partinë Socialiste.
PSV 91, Partia Socialiste e Moderuar (PSM) si dhe Uniteti Kombëtar kanë vendosur sot të dalin nga gara parlamentare, ndërsa i kanë bërë thirrje elektoratit që të votojë PS-në.
Petro Koçi: PS të sigurojë 71 mandate
Kryetari i PSV91, Petro Koçi kërkoi që mbështetësit e tij të votojnë për PS. Ai tha se sfida e këtyre zgjedhjeve mbetet marrja e 71 mandateve në Kuvend.
?Duke pasur parasysh që nuk janë regjistruar koalicione, kemi vendosur që të mbështesim PS që të sigurojë 71 mandate.
Çdo votë e hedhur për partitë e vogla dëmton Partinë Socialiste. Disa subjekte janë regjistruar, që do të thotë se cdo votë e hedhur për ato dëmton PS", tha ai.
Koçi i bëri thirrje edhe Gjinushit dhe Milos që të tërhiqen nga gara dhe që vota të shkojë për PS.