Report TV - Zv/kryeministrja e PD thërret në takim tre ministra të LSI

2017-07-07 2

Zv/kryeministrja nga radhët e Partisë Demokratike, Ledina Mandija, ka thirrur sot në një takim tre ministra të LSI, në zyrën e saj në Kryeministri.

Në këtë takim kanë marrë pjesë ministrat Klajda Gjosha, Lefter Koka, Sokol Dervishaj, ndërsa ka qenë i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

Burime për Shqiptarja.com thanë se në fokus të takimit ishte prezantimi i zv/kryeministres me ministrat si dhe diskutime lidhur me procesin zgjedhor të 25 qershorit.

Mësohet se nga Mandia është kërkuar që administrata shtetërore të mos përdoret në zgjedhje.