Opinion - Cfare do te beje LSI? (23 maj 2017)

2017-07-07 0

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Petrit Vasili

Kreu i LSI Petrit Vasili është shprehur se marrëveshja Rama-Basha nuk e ka zhgënjyer aspak LSI-në, por përkundrazi sipas tij është realizuar ajo që LSI priste prej kohësh. Po ashtu Vasili ka theksuar se roli i LSI-së, në këtë marrëveshje ishte kryesor, pasi marrëveshja erdhi edhe fal insistimit të saj. Vasili deklaroi se Meta dhe LSI kërkoi qeveri besime dhe ajo ndodhi dhe për këtë sipas tij nuk ka si të ndihet e zhgënjyer LSI.

Kreu i LSI Petrit Vasili është shprehur sonte në emisionin ?Opinion? se është i gatshëm që të shkelet kodi zgjedhor dhe nëse dy partitë e mëdha PS dhe PD kanë dëshirë të bëjnë koalicion. ?Te mos te presin le ta bëjnë që tani koalicionin. Meqë e kanë me kaq merak le ta bëjnë që tani koalicionin, ne nuk kemi asnjë merak, LSI nuk ka asnjë merak, LSI do të dal forcë e parë. Ta bëjnë hapur koalicionin, se po e bëjnë si një dashuri që bëhet prapa mureve? ka deklaruar Vasili.

Drejtuesi i emisionit ?Opinion? në TV Klan, Blendi Fevziu është shprehur se LSI nuk mund të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit. Këtë deklaratë, Fevziu e ka bërë sonte përgjatë emisionit të tij, ndërsa të ftuar kishte kreun e kësaj partie, Petrit Vasili. Ai tha se çdo kryetar partie që vjen në studio shprehet se do dalë forcë e parë politike, madje edhe ato forca që kanë një deputet theksojnë se do dalin forcë e parë. Në lidhje me këtë ide të gazetarit dhe njëkohësisht drejtuesit të emisionit, Vasili i është përgjigjur me një gjuhë praktike, duke u ndalur kryesisht tek ecuria e kësaj force. Thënë ndryshe, kreu i LSI-së, tha se rritja e kësaj force politike ka një rritje të karakterit eksponencial, pra një rritje e cila ka qenë e vazhdueshme në rendin e 30-40 për qind. ?Është një rritje që tërësisht dhe matematikisht me garanci të plota për këtë objektiv që unë po them. Nuk është një objektiv pasionant, por një objektiv racional?, tha Vasili

Kreu i LSI Petrit Vasili është shprehur në emisionin ?Opinion? se zgjedhja e Metës si President i Republikës nuk e ka dobësuar LSI-në si forcë, por përkundrazi, e ka bërë më të fortë. Sipas Vasilit edhe pse zgjedhja e tij ishte a papritur ajo është një plus për LSI-në: ?Nuk e kishim llogaritur, ky ishte një plus, një avantazh për LSI-në në këto rrethana politike?. Më tej Vasili është shprehur se fushata do të udhëhiqet nga ai dhe jo nga Meta.

Duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu se ?nëse LSI del forcë e parë a do të lëre Meta Presidencën për t?u bërë kryeministri i vendit?, kreu i LSI-së Petrit Vasili është shprehur se nëse ndodh kjo, do të jetë ai kryeministër dhe jo Meta. Vasili tha më tej se zgjedhjet do të udhëhiqen prej tij dhe jo nga Meta.