Report TV - Zgjedhjet, Pakti rrezikon Bashën s’ka justifikim për humbjen

2017-07-07 0

Pozitat e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike janë më të pasigurta dhe më të brishta se kurrë më parë.

Pakti i guximshëm politik PS-PD, në presionin dhe kujdesin e Perëndimit, vë në pikëpyetje fatin politik të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha pas zgjedhjeve të 25 Qershorit.

Nëse deri para daljes nga çadra e ngujimit, Lulzim Basha kishte ngritur një alibi të madhe për të justifikuar çdo rezultat zgjedhor, me firmosjen e marrëveshjes politike, Basha ka shteruar çdo mundësi për të justifikuar një humbje të mundshme në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit.