Report TV - Ministrat e rinj nisin fshesën kërkojnë dorëheqjen e kabineteve

2017-07-07 0

TIRANE-6 ministrat teknikë të PD-së dhe zëvendëskryeministrja kanë nisur dje detyrën, menjëherë pas betimit në Presidencë në mungesë të Edi Ramës.

E para që ka mbërritur në zyrë ka qenë pasuesja e Niko Peleshit, zëvendëskryeministrja e re, Ledina Mandia.

Ajo u prit në kryeministri nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, i cili e ka shoqëruar numrin dy të qeverisë në zyrën e saj duke e njohur me infrastrukturën dhe ku ka pasur një mbledhje të shkurtër me stafin ndihmës.

Më pas, Mandia, e shoqëruar nga Agaçi kanë shoqëruar gjashtë ministrat e rinj në marrjen e detyrës. I pari ka qenë Kolonel Dritan Demiraj i cili është mirëpritur në zyrë nga ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Pas 30 minutash bisedë, ata janë larguar së bashku për të vijuar më tej me prezantimin e ministrave të rinj.