Report TV - Shkodër, Bushati: S'ju kemi përfaqësuar me njerëzit e duhur

2017-07-07 0

SHKODER- "Në Shkodër, Partia Socialiste ka përgjegjësitë e saj pasi në disa raste në këtë qytet nuk është përfaqësuar me njerëzit më të mirë të mundshëm".

Deklarata erdhi nga kryesuesi i listës së PS-së në Shkodër, njëkohësisht ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, gjatë prezantimit të kandidatëve të PS-së me strukturat dhe mbështetësit e lagjes Perash.

Bushati i ka kërkuar ndjesë shkodranëve për këto përfaqësues të PS- së në këtë qytet.

Kryesuesi i listës së PS, i është rikthyer edhe njëherë deklaratave të drejtuesve te bashkisë Shkodër gjatë ditës së familjes.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e kësaj zone kandidatët e PS-së theksuan se vota për Partinë Socialiste me 25 qershor është votë për investime dhe zhvillimin e Shkodrës.