Report TV - Rama: Hallall PD-së ministrat Shqipëria shpëtoi nga kriza

2017-07-07 0

Nga qyteti i Durrësit, ku zhvilloi një takim me vajzat dhe gratë, kryeministri Edi Rama deklaroi se 6 ministrat teknikë që i dha PD në qeveri nuk janë asgjë përpara krizës që Shqipëria i shpëtoi.

"Opozita ka pasur frikë nga reforma. Pa këtë reformë Shqipëria nuk mund të ulet në tryezën e negociatave.

Kur më thonë se lëshove shumë, se morën shumë ministra, por hallall ministrat deri në 25 qershor me atë që fitoi Shqipëria.

Gjërat që rrezikoheshin nga mungesa e marrëveshjesh ishin më të mëdha se gjerat që fitoheshin.