Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sesioni i jashtëzakonshëm ka rikthyer në parlament opozitën e cila ka votuar ndryshimet në qeveri në kuadër të marrëvëshjes politike Rama-Basha.
Parlamenti i mbledhur pasditen e kësaj të hëne ka votuar shkarkimin e zëvendës kryeministrit Niko Peleshi dhe ministrave Fatmir Xhafaj, Petrit Vasili, Arben Ahmetaj, Lindita Nikolla, Olta Xhaçka dhe Ogerta Manastirliu.
Ndërkohë kabinetit të qeverisë i janë shtuar edhe funksionarët e rinj, propozuar nga PD. Parlamenti ka miratuar me 119 vota pro numrin 2 të qeverisë zëvendës kryeministren, Ledina Mandija, e cila ka marrë më shumë vota nga të gjithë emrat e tjerë.
Me 118 vota pro janë votuar ministrat teknik të Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Arben Beqiri dhe Xhulieta Kërtusha.
Parlamenti ka votuar gjithashtu edhe ministrin e brendshëm, Dritan Demiraj, ministren e financave Helga Vukaj, ministren e arsimit Nirela Karabino si dhe ministrin e drejtësisë Gazmend Bardhi. Ky i fundit, pavarësisht se ka qenë ekspert në komisionin e reformës në drejtësi rezulton të ketë më pak vota nga të gjithë ministrat e tjerë duke marrë vetëm 106 vota.
Zëvendës kryeministri dhe 6 ministra teknik do të ushtrojnë këto funksione deri në dt.25 qershor, datë në të cilën qytetarët shqiptarë do t?iu drejtohen kutive të votimit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/marreveshja-ps-pd-votohen-ministrat-e-rinj-teknike/