Ndonëse jetonin pak metra larg Sheshit Skënderbej, banorët e rrugës ?Kajo Karafili? në Njësinë Administrative Nr. 10 përballeshin prej vitesh me baltën në dimër dhe pluhurin në verë, si pasojë e rrugës tërësisht të amortizuar e me gropa. Bashkia e Tiranës me mbështetjen e sipërmarrjes private, rindërtoi rrugën nga e para dhe tashme ofron standardet e nevojshme infrastrukturore. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Fatmir Xhafaj inspektuan punimet e kryera dhe vlerësuan kontributin që japin për përmirësimin e infrastrukturës në kryeqytet edhe donatorët privatë.