Ora News – Emergjencat Civile stërvitje për sulme të mundshme kimike

2017-07-07 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emergjencat civile, shërbimi zjarrëfikës dhe policia e shtetit improvizuan një incidente të lëndëve kimike për të parë se si mund të reagonin stukturat në një rast të tillë. Në fund të stërvistjes, drejtori i Emergjencave Shemsi Prençi tha se Shqipëria është e përgatitur në aspektin logjistik dhe burimet njerëzore për çdo incident të mundshëm me lëndë kimike, radioaktive dhe bërthamore.

'Lëndë kimike që shpërthejne në laboratorin e një institucioni, dhjetra të lënduar dhe nevoja për të evakuar e për të dhënë ndihmën e parë".

Nuk është një ngjarje e vërtetë, por është stërvitja e parë e Emergjencave Civile Shqiptare për incidentet e mundshme të lëndëve kimike që mund të përdoren nga terroristët.

Qëllimi ishte për të parë regimin e Emergjencave Civile, Policisë, Shërbimit zjarrëfikës.

Në fund të stimulimit, drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, u shpreh optimist.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/emergjencat-civile-stervitje-per-sulme-te-mundshme-kimike/