Maqedoni, vendim qesharak për dhunuesit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-07 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Shkupit ka vendosur te dënoje me kusht nënte te akuzuarit e përfshire ne sulmin e dhunshme ndaj parlamentit ne 27 prill, ku u dhunuan kryetaret e dy partive te shumicës parlamentare, Zoran Zaev e Ziadin Sela, deputete te tjere, si edhe gazetare. Që të gjithë të akuzuarit e pranuan fajin ne gjykate dhe kjo solli dënime shume te lehta per ta. Vetëm njeri nga te akuzuarit, Dimçe Hristovski, eshte dënuar me 1 vit e gjysme burg me kusht, ne rast se ne 5 vitet e ardhshme nuk do ta perserise te njëjtën veper penale. Kurse për tetë personat e tjerë, dënimi me kusht u është shqiptuar në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh, ne rast se per 1 vit e gjysme nuk e përsërisin veprën penale. Pasi kanë dalë nga Gjykata, të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Kuvend, nga përkrahësit e tyre janë pritur me duartrokitje duke i trajtuar si heronj. Te gjithe jane pjesëtare te grupeve ekstremiste dhe njihen si përkrahës te partisë se Gruevskit. Madje pamjet filmike kane treguar se ata jane orientuar nga deputetet e VRMO-se. Më 27 prill, pas zgjedhjes së Talat Xhaferit si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, nje grup protestuesish hyne me force ne ambientet e brendshme duke dhunuar deputetet e gazetaret.

Free Traffic Exchange