Opinion - Kush jane ministrat e rinj te qeverise Rama? (22 maj 2017)

2017-07-07 2

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Robert Rakipllari, Anila Basha, Lorenc Vangjeli, Ermal Hasimja, Artan Hoxha

Disa prej analistëve të ftuar sonte në emisionin ?Opinion? duke folur për qeverin e re teknike dhe ministrat e rinj, janë në të njëjtin mendim kur vjen fjala për kompetencat që atyre ju ka lejuar Rama gjatë kohës kur do të jenë në krye të këtyre institucioneve. Robert Rakipllari është shprehur se janë ministra që do të rinë vetëm 30 ditë dhe më pas do të shkarkohen. Më tej Rakipllari është shprehur se ata do të jenë në krye të administratës, po nuk kanë asnjë kompetencë për vendmimarrje. Po ashtu Anila Basha është shprehur se kompetenca e tyre është që do të kenë ?një zyrë, një sekretare dhe një shofer personal?.

Analisti Lorenc Vangjeli e ka ironizuar marrëveshjen Rama-Basha duke e krahasuar atë më një lidhje, e konkretisht me fejesën që sipas tij është fillimi i lidhjes dhe ndodhin gjërat pozitive, por e keqja vjen më pas. Vangjeli është shprehur se partitë e mëdha janë ?edhe duke bashkëjetuar? pasi janë në të njëjtën qeveri.

?Kjo marrëveshje nuk është martesë, por është një fejesë me bashkëjetes dhe në fejesë zakonisht gjërat shkojnë mbarë. Më pas komplikohen dhe shikojmë diferencën. Pra një fejesë që u vendos të bëhët edhe me bashkëjetes, pra palët janë nën një kulm. Më pas do ta shkikojmë?, është shprehur Vangjeli.

Ministrat teknikë:

Ledina Mandija është zv/kryeministrja e re e Qeverisë Rama, e lindur në Shkodër. Ajo ka mbaruar fakultetin Juridik në qytetin e Shkodrës. Më pas ka punuar si pedagoge e universitetit ?Luigj Gurakuqi?. Mandia gjatë qeverisjes së PD-së u emërua si Avokate e Shtetit, emërim gjatë mandatit të dytë të qeverisjes ?Berisha?. Pas ardhjes në pushtet të qeverisë Rama, Mandia, e moshës 43 vjeçe, u largua nga kjo detyrë dhe u emërua në Presidencë, si këshilltare juridike e presidentit Bujar Nishani.

Dritan Demiraj është ministri i ri i Punëve të Brendshme. Ai është një personash i njohur në Shqipëri, për pjesëmarrjen e tij në Forcat e Armatosura dhe njihet shumë si komandant i forcave shqiptare në disa misione në Irak dhe Afganistan. Demiraj ka lindur më 24.05.1969 Tiranë.

Helga Vukaj është ministrja që do drejtojë Ministrinë e Financave, e cila në vitin 2010 nga ?Unioni për Paqe në Botë, Assisi, Itali? është vlerësuar me titullin ?Gruaja e Vitit 2010?. Vukaj ka punuar për vite me radhë në administratën e lartë shtetërore, duke mbajtur poste nga më të ndryshmet, si juriste në Presidencë (maj 2003), drejtore juridike në Ministrinë e Brendshme (Tetor 2005 ? Gusht 2006), zv/drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Kthimit e Kompensimit të Pronave (Shtator 2006 ? prill 2012) dhe drejtore e përgjithshme te Kontrolli i Lartë i Shtetit (2012 ? 2016).

Gazment Bardhi është ministri i ri që do drejtojë Ministrinë e Drejtësisë në qeverinë Rama. Bardhi është ekspert juridik i Partisë Demokratike të Shqipërisë për reformën në drejtësi.

Arben Beqiri ...