Deklarata - Grushti i shtetit në Turqi, Llalla: Ka dyshime se disa persona fshihen në Shqipëri

2017-07-07 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka folur në lidhje me grushtin e shtetit në Turqi të mbetur në tentativë korrikun e vitit të kaluar. Llalla tha se dyshohet se disa persona fshihen në Shqipëri dhe për këta po bëhen verifikime.
Llalla: Shqetësimi kryesor i qeverisë turke aktualisht është hetimi i rasteve të ngjarjave të vitit të kaluar. Prokuroria turke kërkoi bashkëpunim të mëtejshëm me strukturat e Prokurorisë shqiptare për të vënë në dispozicion hetimet në rastet që ata dyshojnë se elementë të përfshirë në këtë grusht shtetit mund të fshihen edhe në Shqipëri. Këto janë në proces hetimi, të dhënat janë paraprake, pritet verifikimi i tyre në kuadër të bashkëpunimit do të vlerësohet do të vihen në dispozicion të medias apo do të kalojnë direkt në autoritetet përkatëse.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/grushti-i-shtetit-ne-turqi-llalla-ka-dyshime-se-disa-persona-fshihen-ne-shqiperi/

Free Traffic Exchange