Ora News - Deklarata e prokurorit belg - Belgjika nuk heq dorë, vijojnë hetimet për Mark Frrokun

2017-07-07 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Belgjika vazhdon hetimet për ish deputetin Mark Frroku i cili u akuzua nga drejtësia belge për vrasjen e Aleksandër Kurtit në vitin 1999 në Belgjikë. Në maj të 2015 autoritetet belge dorëzuan në Prokurorinë e Përgjithshme një dosje prej 2500 faqesh për Mark Frrokun, por në prill 2017 Gjykata e shkallës së parë të Tiranës e shpalli të pafajshëm.
Prokurori Federal i Belgjikës, Van Leeuw i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Konferencës Nderkombëtare ?Qasjet e reja hetimore ndaj organizatave krimiale qe perdorin internetin? konfirmoi se hetimet po vijojnë dhe se mes dy prokurorive po shkëmbehen informacionet

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/belgjika-nuk-heq-dore-vijojne-hetimet-per-mark-frrokun/