Report TV - Kuvend, zhbllokohet Vettingu miratohen 7 ministrat teknikë

2017-07-07 0

TIRANE- Marrëveshja Rama-Basha konkretizohet me votim në Kuvend.

PD rikthehet pas 3 muajsh bojkot në Parlament për të miratuar në seancën plenare të jashtëzakonshme që zgjati mbi 2 orë dekretet e Presidentit të? Republikës, Bujar Nishani, ministrat e rinj të kabinetit Rama dhe shkarkimin e atyre të deritanishëm, sipas marrëveshjes Rama-Basha.

Në vazhdim u shqyrtua dhe miratua më pas paketa ligjore që lidhet me reformën zgjedhore, miratimi i anëtarëve të opozitës në 3 komisionet ?ad hoc? të Vetting-ut bashkë me zëvendësuesit, duke i hapur rrugën kështu reformës më të madhe të bërë në vend, asaj në drejtësi.

Te pranishem ne kete seance te sesionit te jashtezakonshem ishin 123 deputete.

Në vend të zëvendës-kryeministrit Niko Peleshi presidenti dekretoi zonjën Ledina Mandija.