Pakti politik Rama-Basha jetësohet me votë në Parlament. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë bashkuar dje votat për shkarkimin e gjashtë ministrave dhe një zëvendësministri, duke i zëvendësuar me shatë kandidatë të propozuar nga opozita.
Votimi i pazakontë ka zyrtarizuar kësisoj përfshirjen e Partisë Demokratike në qeverinë ?Rama?.
Kjo seancë shënoi edhe rikthimin e Partisë Demokratike në Kuvend pas më shumë se tre muaj bojkot. Pas ngujimit 90-ditor para Kryeministrisë, kryeministri Rama u detyrua të fuste PD në çadrën e qeverisë, me qëllim për ta futur në zgjedhjet parlamentare.