TIRANË-Xhelozi e dashuri! Me këto dy lloje ndjenjash u karakterizua debati mes kreut të LIBRA Ben Blushi me Edi Ramën, Sali Berishën, Edi Palokën në këtë seancë të sesionit të jashtëzakonshëm në Parlament ku u votuan ndryshimet sipas marrëveshjes Rama-Basha.
Blushi
"Votoni Rilindjen me Berishën ose Ramën me çadrën". Kështu u shpreh Ben Blushi me një fjalim në seancën e parlamentit duke kritikuar marrëveshjen Rama-Basha.
?Ngrihuni e bjeruni, katunarë e punëtorë, që nga Shkodra gjer në Vlorë. Kështu do e hani më 25 Qershor?, tha kreu i LIBRA Blushi duke recituar vargjet e Fan Nolit.
Sipas Blushit, marrëveshja Rama-Basha u bë për një arsye të thjeshtë.
?Për t?i shpëtuar Vettingut".
Blushi nuk e kurseu as ironinë me kreun e PD-së, Lulzim Basha, kur tha se ai e mori atë që donte.
?Ku e keni Lulin sot? Luli e mori biberonin në gojë, pushoi nuk qan më?, tha ai.
Sipas kreut te LIBRA, maxhoranca ka marrë banditët pranë saj, numri i të cilëve sipas tij u shtua me Berishën.