Në seancën e sotme parlamentare, edhe pse ishte parashikuar për votimin e rendit të ditës, nuk kanë munguar replikat mes të pranishmëve në sallë.
Pjesë e këtyre replikave u bënë deputetët e PD Arstit Patozi, Edi Paloka, kryeministri Rama me Ben Blushit.
Ajo që ra në sy, ishte bashkimi i Ramës dhe Palokës të cilët dolën kundër kreut të LIBRA.
Por kundërpërgjigja që erdhi nga ish- kryeministri Berisha i ka ?shkrirë? së qeshuri të gjithë deputetët në sallën e Kuvendit. Shqiptarja.com ju sjell foto dhe video nga momenti i fjalimit të Berishës dhe të qeshurave që ai shkaktoi.