Ora News – Blushi: Rilindja pasi mori banditë e kriminelë, i kishte mbetur Sali Berisha

2017-07-07 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka shprehur qëndrimin e tij kundër edhe nga foltorja e Kuvendit për atë që ai e quan bashkëqeverisje të rilindjes me çadrën.
Sipas Blushit, PS me këtë pakt futi në gjirin e saj kriminelin e fundit, Sali Berishën.
Blushi: Të dy palët keni ardhur në një dasëm, sapo votuar një qeveri të përbashkët dhe thojuani shqiptarëve cila është arsyeja që ju çoi në bashkëqeverisje. Është për të qeshur por dhe për të qarë. Pas 27 vitesh, pas shumë kacafytjesh, sharjesh, shtyrjesh dhe vjedhjesh Sali Berisha me Edi Ramën i kemi sot në një qeveri. Jeni bashkë apo jo? Saliu qesh, e di që i pëlqen kjo gjë, të jetë në qeveri me rilindjen. Më në fund e realizoi.U fut në çadër tre muaj si heroi i republikës së re. Dhe si dolët nga çadra, ca si elektriçistë tek OSHEE, sa ci drejtorë burgjesh, ca si njerëz që shpërndajnë tapi hipotekash. Këto morët, OSHEE, burgjet, hipotekat. Me çfarë i ndatë këto? Me rilindjen.Kjo është çadra e rilindjes. Dhe ju që nuk latë banditë, kriminelë, edhe vrasës pa futur në rilindje, ju kishte mbetur vetëm një pa futur, Sali Berisha. E futët dhe Saliun në çadër, komplimentet e mia.Duhet tua thoni shqiptarëve pse erdhët deri këtu.Keni bërë ndonjë pakt sot për interes kombëtar?Ka Shqipëria sot më shumë punë për shkak të kësaj marrëveshje, ka më pak të varfër, ka drita më të lira, funksionon më mirë OSHEE, ka më pak njerëz nëpër burgje, ka më pak kanabis? Asgjë. Ka një pakt mes çadrës dhe rilindjes për të ndarë pushtetin në mes.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/blushi-rilindja-pasi-mori-bandite-e-kriminele-i-kishte-mbetur-sali-berisha/