Ora News – PS kërkon 18 mandate në Tiranë. Rama fushatë krah Veliajt në Sauk

2017-07-07 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Ia dolëm për të zhbllokuar vetingun dhe të rikthejmë PD-në në zgjedhje? i tha Rama banorëve të zonës së Saukut në një takim elektoral që u mbajt sot pasdite.
PS kërkon 18 mandate në Tiranë dhe se marrja e drejtimit të vendit më 25 qershor do të thotë vijimsi e punëve të mira që janë bërë në Tiranë nga kryebashkiaku Veliaj.
Edi Rama: ?Sot, pas pak minutash ia dolëm të zhbllokojmë vetingun dhe që PD të rikthehet në zgjedhje. E kemi thënë se i duam në zgjedhje sepse na shijon fitorja duke i mundur ballë pr ballë sesa duke i lënë të mbyllur në çadër. Besoj se këtu në Tiranë ne meritojmë dhe nuk kërkojmë asgjë më shumë se çfarë na takon nëse themi se sot kemi 16 mandate në 25 qershor ne duhet të kemi 18 mandate. Nëse nuk i jepni 18 deputetë PS-së, atëherë 20 shkollat e Lali Erit i mori lumi i Lanës?
Pakti me Bashen
Rama zbuloi dhe një detaj të marrëveshjes së dakordësuar me Bashën mbrëmjen e vonë të 17 majit. Humb apo fiton zgjedhjet secila forcë do të mbështesë tjetrën në qeveri për të çuar vendin drejt anëtarësimit në familjen e Bashkimit Europian
?PD rifutet në zgjedhje si rrezik i qartë që Shqipëria të kthehet prapa, ndërsa ne jemi këtu të sigurojmë që Shqipëria të vazhdojë përpara.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ps-kerkon-18-mandate-ne-tirane-rama-fushate-krah-veliajt-ne-sauk/

Free Traffic Exchange