Ora News – Fushata zgjedhore, partitë detyrojnë mediat për reklama falas

2017-07-07 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy partitë e mëdha, PD-PS kanë arritur një marrëveshje mes tyre lidhur me reklamat për fushatën zgjedhore. Marrëveshja përfshin reklama falas në televizionet private.

Në ndryshimin ligjor të siguruar nga Ora News thuhet se: ?Radiot dhe televizionet private kombëtare, vendore apo satelitore, detyrohen të vendosin në dispozicion falas për subjektet zgjedhore për reklama politike, respektivisht vetëm 90 minuta për partinë më ta madhe të shumicës parlamentare dhe partinë më të madhe të pakicës parlamentare, 45 minuta për partitë e tjera parlamentare dhe 10 minuta për partitë joparlamentare?.

Partitë politike dhe çdo subjekt tjetër e ka të ndaluar bërjen e reklamave politike kundrejt pagesës gjatë fushatës zgjedhore.

Kostoja për vënien e kohës në dispozion falas subjekteve zgjedhore llogaritet si shpenzim i plotë i zbritshëm për efekte tatimore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ps-pd-pakt-dhe-per-reklamat-90-minuta-falas-ne-televizionet-private/

Free Traffic Exchange