TIRANË-Në kuadër të zgjedhjeve të 25 qershorit, Partia Socialiste zhvilloi një takim elektoral me banorët e zonës së Saukut.
Të pranishëm në këtë takim ishin Kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj si dhe deputetë të qarkut të Tiranës.
Në fjalen e tij, Kryeministri Edi Rama ftoi qytetarët të shohin e votojnë si alternativë, Partinë Socialiste.
Sipas Ramës, PS di të ndërtojë shtet kurse PD vetëm shkatërron.
?Nëse doni ata policët barkderra që hanë fara dhe nuk dinë të bëjnë punën votoni PD, nëse doni njerëzit të varen në kangjellat e spitalit me recetë në dorë, votoni PD. Nëse ju ka marrë malli për një shkollë që mund të merrni diplomë pa frekuentuar, votoni PD. Nëse doni të fillojë historia e maturës shtetërore që bëhet kopje shtetërore, shkoni votoni PD. Nëse doni që reformat të kthehen 3 vite pas, votoni PD. Por nuk besoj se do e bëni këtë pasi, PS është alternativa e zhvillimit. Brenda pak minutash i japim rrugë Vettingut në Parlament?.