Kujdestarët e zgjedhjeve. Kush janë ministrat e PD? - Top Channel Albania - News - Lajme

2017-07-07 0

Në krahun e djathtë të Edi Ramës në kabinetin qeveritar do të ulet një grua, Ledina Mandija. Por megjithëse kryeministri është një promovues i grave në drejtimin e punëve të shtetit, me Mandijën, Rama ka një historik të trazuar marrëdhëniesh për shkak të detyrës së mëparshme që ajo ka mbajtur gjatë qeverisë Berisha.