Report TV - Data e zgjedhjeve ndikon edhe atë të Provimit të Maturës

2017-07-07 2

Rreth 40 mijë maturantët që do ti nënshtrohen maturës shtetërore do te kenë mundësi të aplikojnë për të ndjekur studimet e larta në datën 17 korrik. Aplikimi për në shkollën e lartë do të ketë 2 raunde dhe disa faza.

Ndërsa Ministria e Arsimit ka lëshuar një urdhër për datën e provimit për lëndët me zgjedhje. Për shkak se zgjedhjet do të mbahen në datën 25 qershor, provimi i maturës do të afrohet një ditë, dhe nga data 24 ai do të zhvillohet në datën 23 qershor.

Rezana Vrapi, drejtore e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, sqaroi edhe udhëzimin e dalë për zbatimin e raundit të parë dhe të dytë, si edhe fazave përkatëse.