Rama: Ne bëjmë shtet, PD shkatërron - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-07 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edi Rama u ka bere thirrje sot banoreve te Saukut te jene te qarte ne 25 qershor. Sipas kryeministrit edhe demokratet, duhet te votojnë Partine Socialiste, per te mos lejuar, siç tha ai, shkatërrimin, por për te vazhduar përpara.E kur vjen fjala te objektivat per zgjedhjet parlamentare, Rama shprehet i bindur se Partia Socialiste do te marre shume me tepër mandate ne Tirane, krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Kryeministri u ndal edhe tek marrëveshja mes tij dhe kundërshtarit politik, duke thënë se gjithçka u arrit pa prekur Kushtetutën. Synimi sipas Rames është qe te ndryshoje nje here e përgjithmonë kultura politike ne Shqipëri, per te ndalur dhunën dhe urrejtjen.Lidhur me ministrat e rinj teknik, kreu i Partisë Socialiste tha se ata do te shërbejnë si garancia per te parat zgjedhje qe nuk do te kenë kundërshtime. Rama theksoi se pjese e marrëveshjes është qe pavaresisht rezultatit, humbësi do te jete krah par krah qeverise ne rrugën e integrimit europian.