Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Ligjeve është mbledhur për të dytën herë rradhazi për ndryshimet në Komisionin Zgjedhor.
Pasi shpalli vakancën gjatë paradites për kreun e KQZ, Komisioni po shqyrton kandidaturat propozuara për zëvendësimin e Denar Bibës.
Luan Rama ndërpret mbledhjen
Pak minuta pas nisjes, mbledhja është ndërprerë me kërkesën e Luan Ramës të LSI-së.
Anëtarët e LSI në Komison kërkojnë materialet e punës.
Rama: Do të ishte minimum që formalisht të na vihej në dispozion dokumentacioni, kurrikulumet, CV, propozimet, siç është në natyrën e mbledhjes së Komisionit të Ligjeve. Pavarësisht karakterit formal që ka mbledhja. Dua të di cila është dosja e kandidatëve. Të dimë çfarë do të diskutojmë, nuk jemi në kafe, jemi në mbledhje të Komisionit.
Majko: Rama ka të drejtë, në mirëkuptim besoj se duhet të bëhet pak pushim dhe të bëhen këto fotokopjime.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ligjet-shqyrtojne-kandidaturat-per-kreun-e-kqz-dhe-avokatin-e-popullit/