Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në 37 fshatra të Vlorës mbetet problem menaxhimi i mbetjeve. Vetëm në Babicë dhe Alikokë, shihen 13 pika të grumbullimit të mbetjeve anës rrugës dhe në brendësi të tyre, ku banorët grumbullojnë mbetjet në tokë pasi i mungojnë kontenierët e depozitimit.
Administratorja e njësisë Qendër, Margarita Koço , pranon se ka probleme me menaxhimin e mbetjeve, por sipas saj po zhvillohen negocitata me një kompani pastrimi.
Koço: Kemi parashtuar kërkesën tonë që Administrata e Bashkisë të gjejë një zgjidhje alternative por duhet pasur paraysh se çdo gjë është pjesë e buxhetit. Buxheti është i përcaktuar dhe ka disa kërkesa.?
Sipas Koços, temperaturat e larta të verës do ta thellojnë problemin, por pastrimi eshte menduar te kryhet vullnetarisht përmes kompanive vendase, deri ne zgjidhjen e ngërçit institucional.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vlore-ne-37-fshatra-nuk-pastrohen-mbeturinat/