Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me arritjen e marrëveshjes së re politike, i hapet rrugë zbatimit të plotë të proçesit të vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Proçesi që kishte ngecur që nga muaji prill do të zhbllokohet pas votimit në Kuvend të anëtarëve të opozitës për Komisionet që do të verifikojnë dhe zgjedhin kandidatët. Proçesi i ngritjes së të gjtha institucioneve të vettingut do të zgjasë rreth 2 muaj dhe do të votohet në Parlament ku do të duhen 84 vota.
Marrëveshja e re politike mes maxhorancës dhe opozitës i hap rrugë edhe zbatimit të plotë të proçesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në kuadër të reformës në drejtësi.
Avokati i Popullit dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kanë përfunduar detyrën e tyre të verifikimit të kritereve dhe përputhshmërisë së figurës së kandidatëve.
Nga verifikimet e Avokatit të Popullit rezultuan se 84 kandidatë plotësonin kriteret ligjore për të kandiduar për trupat e vettingut, ndërsa nga këta 17 kandidatë janë vlerësuar me rekomandim negativ nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
109 kandidatët e tjerë nuk i plotësonin kriteret formale dhe nga këta 70 janë vlerësuar negativisht nga ONM.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/merr-fryme-vettingu-ngritja-e-institucioneve-do-te-zgjase-50-dite/