Sela: Votë pro qeverisë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-07 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aleanca për Shqiptarët, e cila ka tre deputetë në kuvend, nuk ka vendosur ende nëse do të bëhet pjesë e qeverisë së re maqedonase,por kreu i LR-PDSH-së, deklaron mbështetjen për kabinetin e ri.?Nuk ka rëndësi ka nëse do jemi pjesë e qeverisë së Zaevit, por do të jemi pjesë e ndryshimit të ligjit për gjuhën. Ne do ta votojmë qeverisjen e re, edhe nëse nuk do të kemi ministra.?Në një konferencë për shtyp Sela foli edhe për aktet e dhunës të ndodhura në 27 prill në parlamentin e Maqedonisë, pre e të cilave ishte edhe ai vetë, duke i quajtur atentat politik ndaj interesave të shqiptarëve.?Përpara se të kërkoj përgjegjësi politike për 27 prillin, do të kërkojë përgjegjësi politike për ?Sopotin?, zbardhjen e procesit të montuar politk ?Monstra? dhe shumë proceseve të tjera dhe që të lirohen shqiptarët.?Sela sqaroi se nuk do të heqë dorë nga deklarata e përbashkët e partive shqiptare. Këto komente erdhën paërpara takimin me liderin social-demokrat Zoaran Zaev, ku diskutohet mundësia e bashkëpunimit në qeverinë e re.