Report TV - Tiranë, zgjidhet problemi i ujërave të zeza për 5 mijë banorë

2017-07-07 2

Falë investimit të Bashkisë së Tiranës merr zgjidhje furnizimi me ujë dhe problemi i ujërave të zeza për 5 mijë banorët e zonës pranë ?Shkollës së Baletit?. Bashkia e Tiranës po punon për ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve në rrugën ?Mihal Grameno?, ku vazhdimisht ka pasur vështirësi, si pasojë e daljes së ujërave në sipërfaqe dhe bllokimit të tubacioneve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS, Besnik Baraj dhe Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla, inspektoi punimet që po ecin me ritme të larta dhe theksoi se përmes këtij investimi merr zgjidhje problemi i ujërave të bardha dhe të zeza në një zonë ku nuk ishte ndërhyrë prej 50 vitesh.

Free Traffic Exchange