“Aleanca Popullore” tërhiqet nga listat - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-07 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kolegji Zgjedhor nuk arriti të marrë një vendim mbi kërkesë-padinë e Partisë Aleanca Popullore, e cila kishte kërkuar të vlerësonte si shkelje ligjore depozitimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, pasi sipas saj, afati përfundimtar duhet të ishte 28 prilli dhe JO data pasuese.Pamundësia për vendimmarrje erdhi pasi ankimuesi u tërhoq nga padia.Shkak u bënë rrethanat e reja të krijuara pas dekretit të Presidentit, për një datë të re të zgjedhjeve, 25 Qershorin.Por nëse KQZ nuk do të t?i japë mundësi Aleancës Popullore të regjistrojë listat e kandidatëve për deputetë, atëherë kjo forcë politike do t?i drejtohet sërish Kolegjit.Shtyrja me një javë të datës së zgjedhjeve u mundësia pas marrëveshjes politike PS-PD, me qëllim përfshirjen e opozitës në garën elektorale. Sipas marrëveshjes data 26 Maj është afati i fundit që partitë opozitarë kanë të drejtë të regjistrojnë listën e kandidatëve për deputetë.