Ora News - Pejic e Koliçi e pranojnë: Skënderbeut iu mohua një penallti

2017-07-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

3 nga protagonistët e skuadrës kampione të Shqipërisë Kukësit, golashënuesi Pero Pejiç, portieri Enea Koliçi dhe mesfushori Matija Dvornekoviç treguan të gjithë emocionet e tyre pas triumfit në kampionat.
Në lidhje me polemikat, Pejiç dhe Koliçi pranuan se Skënderebut iu mohua një 11 metërsh.
Kukësi u shpall për herë të parë në histori kampion i Shqipërisë. Një sukses madhështor për qytetin veri-lindor , presidentin , stafin dhe natyrisht aktorët kryesorë, lojtarët.
3 prej elementëve më të rëndësishëm të kësaj skuadre golashnuësi më i mirë i kampionatit Pero Pejic, portieri Enea Kolici dhe mesfushori Matija Dvornekovic të pranishëm në studion e ?Ora Skaner? teguan për emocionet e tyre pas këtij triumfi.
Përballja ndaj Skënderbeut që në fund i dhuroi titullin kuksianëve u karakterizua nga polemikat për shkak të vendimve të gabuara të gjyqtarit Jorgji. Pejic dhe Koliçi nuk u fshehën por pranuan se arbitri i mohoi një 11 metërsh skuadrës korçare.
Kukësi ende nuk ka pësuar asnjë disfatë në kampionat që nga java e parë, dhe i ka të githa mundësitë që ta mbyll edicionin me numrin 0 në kolonën e humbjeve.

Për ëë shuëë lexoni në: http://sport.oranews.tv/pejic-e-kolici-e-pranojne-skenderbeut-iu-mohua-nje-penallti/

Free Traffic Exchange