Rama: Marrëveshja garanton zgjedhjet - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-07 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjatë komunikimit javor në facebook, kryeministri Rama vlerësoi marrëveshjen me kreun e opozitës Basha, duke theksuar se ajo do t?i japë fund njëherë e mirë dyshimeve dhe kontestimeve për zgjedhjet parlamentare. Nuk bëhet fjalë për një qeveri teknike me program të caktuar - tha Rama - por për një kabinet me mandat të fokusuar tek votimet e përgjithshme të 25 qershorit.Kritik për sjelljen politike të këtyre 27 viteve, duke përfshirë edhe veten, Rama theksoi se kjo histori me të huaj që lodhen për të ulur palët në tavolinë, do marrë fund me vendosjen e dialogut mes liderëve kryesore.Kritikëve për të ashtuquajturën lojë kundër koalicioneve, Rama iu përgjigj duke sqaruar se kjo çështje do të sillte probleme që do ta rëndonin situatën.Lideri i mazhorancës apeloi për sigurimin e 71 mandateve, në mënyrë që sipas tij, socialistët të vijojnë të mbajnë timonin e vendit edhe per 4 vitet e ardhshme.

Free Traffic Exchange