Report TV - Korçë, kryeministri Edi Rama inspekton punimet

2017-07-07 5

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka bërë një inspektim të investimeve në zonën e Korçës.

Në listën e investimeve është shkolla e mesme e Bashkuar ?Rëmbec? në Maliq, e cila do të hapët për nxënësit në shtator. Rruga në fshatin Orman, e cila lidh disa fshatra me Maliqin.

Investimet kanë prekur edhe qendrën e bashkisë Bilisht, ku me anë të investimit të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, u realizua rikonstruksioni i rrugëve, trotuareve, shesheve dhe lulishteve, por edhe ndërtimi i një shëtitoreje të re.

Po ashtu është bërë i mundur restaurimi i fasadave të ndërtesave përreth sheshit, si dhe ndriçimi i tij. Pjesë e investimit ka qenë edhe kombinati i mishit, i cili i përket fjalës së fundit të teknologjisë.

Banorët e zonës, shprehen të kënaqur për investimet e kryera.

Free Traffic Exchange